Ndeshja e kthimit e 1/8 së finales ndërmjet Shkupit dhe Vardarit mund të luhet në Tetovë ose në Gjorçe Petrov. Kjo për faktin se stadiumi në Çair për momentin nuk është në gjendje të mirë dhe nuk ofron kushte të mira lojë.
Federata e futbollit të Maqedonisë kanë paralajmruar drejtuesit e FC Shkupit rreth kësaj çështje, me stadiumin e Çairit që mund të rregullohet deri të dielën, ndërsa në të njejtën kohë “bardheblutë” duhet të mendojnë ndonjë alternativë tjetër.
Dy alternativat e mundshme janë stadium i qytetit të Tetovës, në të cilin i luan ndeshjet si nikoqir Shkëndija dhe Renova, ndërsa alternative e dytë është stadiumi në “Gjorçe Petrov” ku u zhvillua edhe ndeshja e parë e kësaj faze të Kupës ndërmjet këtyre dy ekipeve, e cila u mbyll me barazim 1:1.
Vendimi pritet të mirret ditëve në vijim, ndërsa ndeshja Vardari-Shkupi është e programuar të luhet të dielën me fillim në orën 13:00.