Ish sulmuesi i Sileksit, Igor Nedeljkoviç është prezantuar pak çaste më parë si lojtari më i ri i Flamurtarit nga Superliga shqiptare.
Serbi 26-vjeçar në Vlorë vjen nga një përvojë në Hong Kong me ekipin e Pegasus, ndërkohë që më parë është aktivizuar në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë.
Periudhën më të mirë sulmuesi serb e ka pasur pikërisht me Sileksin në kampionatin tonë vendor, ku në 91 ndeshje ka shënuar 27 gola.
Trajneri Duro duke njohur cilësitë e tij sulmuese nga koha kur edhe ai ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës ka insistuar në transferimin e tij, që di të jetë një super përforcim për repartin e sulmit gjatë pjesës së dytë të kampionatit në Superligën shqiptare.