Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 ka mësuar emrat e kundërshtarëve për ndeshjet e ciklit eliminatorë 2018/2019.
Maqedonia do të luaj në grupin e katërt së bashku me një ndër përfaqësueset më të mira botërore, Spanjën, ndërsa pjesë e grupit do të jenë edhe Izraeli dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e fazës së parë do të startojnë tetorin e vitit 2018-të, ndërsa vendi organizatorë i këtyre eliminatoreve do të vendoset më vonë.
Dy përfaqësueset më të mira në kuadër të 13 grupeve, plus 4 përfaqësueset e treta më mirë të ranguara pranverën e vitit 2019-të do të luajnë turneun eliminator për kualifikim në fazën Elite të kualifikimeve të UEFA-së për të siguruar plasman në Kampionatin Europian.