Liverpulli numëroi deri 7 ndaj Spartakut, Reali kreu detyrën ndaj Dortmundit, Siti pësoi disfatën e parë (VIDEO)

Sonte janë mësuar edhe skuadrat e fundit që kanë siguruar një vend për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Janë Liverpulli dhe Sevilja nga grupi “E”, Shakhtari nga grupi “F” dhe Porto nga grupi “G” që siguruan 4 vizat e fundit për më tej në kompeticionin më të vjetër evropian.

Napoli nuk arriti që të shënojë fitore ndaj Fejenordit, kjo ndoshta edhe për faktin se Siti po humbiste ndaj Shakhtarit, ndërsa vlen të theksohet fitorja e madhe e Liverpullit 7:0 ndaj Spartakut të Moskës, që në këë mënyrë do të duhet të kënaqet vetëm me ndeshjet e Liga Europa, pasi do të jetë Sevilja që do të vazhdojë pranverën evropiane në Ligën e Kampionëve.

Habiti disfata e parë e këtij sezoni e Mançester Sitit të Pep Guardiolas, fitorja e madhe e Portos ndaj Monakos si dhe fitorja e rradhës e Beshiktashit në transfertën ndaj Lajpcigut, edhe pse kampionët e Turqisë këtë ndeshje nuk e zhvilluan me formacionin e tyre më të mirë.

Ndërkohë në një ndër ndeshjet që viteve të fundit gjithnjë ka zgjuar interesim, Reali i Madridit në “Santiago Bernabeu” mundi Borusinë e Dortmundit me rezultatin 3:2.

Liga e Kampionëve

 Feyenoord 2 – 1 Napoli
Liverpool 7 – 0 Sp. Moscoë
Maribor 1 – 1 Sevilla
 Porto 5 – 2 Monaco 
 RB Leipzig 1 – 2 Besiktas
Real Madrid 3 – 2 Bor. Dortmund
Shakhtar 2 – 1 Manchester City
Tottenham 3 – 0 APOEL

Leave a Reply