Ish-futbollisti i Besës nga Kavaja e Shqipërisë, Valon Bajgora, është dënuar me tetë vite burg nga gjykata e Londrës, pasi i njëjti më 27 prill të vitit 2017-të ishte arrestuar me disa shqiptarë të tjerë, teksa po transportonin 9 kilogramë kokainë në një parking në zonën e Brentfordit.
Bajgora është aktivizuar më parë, me skuadrën e Besës në Kavajë, si dhe me Prishtinën dhe Flamurtarin, në Kosovë.