Një listë e publikuar sot në media ka nxjerrë renditjen e vendeve me numrin më të madh të aplikuesve për bileta në njërin prej 12 stadiumeve në Rusi, ku vitin gjatë vitit 2018-të do të zhvillohet Kampionati Botëror në futboll.
Përqindjen më të madhe e zënë tifozët e vendit organizator, Rusisë, ndërsa më pas dominojnë tifozët nga Amerika Latine.
Shorti për sigurimin e biletave për ndeshjet e fazës finale të Botërorit është hapur me 5 dhjetor të këtij viti dhe përfundon me 31 janar të vitit 2018-të.
Deri tani janë regjistruar 1.3 milionë kërkesa Brenda 24 orëve, ndërsa ajo çfarë bie në sy është mungesa e madhe e tifozëve të kombëtareve pretendente evropiane si Gjermania, Anglia dhe Franca.