Skuadra e Barcelonës pa dyshim se është një ndër skuadrat më të mira evropiane. Një gjë të tillë “katalunasit” kanë dëshmuar këto 11 vite të fundit, ku çdo vit rradhazi kanë arritur të përfundojnë të parët në grupin e tyre.
Që nga sezoni 2006-2007 skuadra nga “Kamp Nou” ka përsëritur një gjë të tillë, që deri më tani nuk e kishte bërë askush në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian, që nga futja e formulës së re.
Barcelona sezonin 2017/2018 ishte pjesë e grupit “D” së bashk edhe me Juventusin, Sportingun e Lisbonës dhe Olimpijakosin. “Katalunasit” të udhëhequr nga trajneri Vvalverde në 6 ndeshje grumbulluan 14 pikë në pozitën e parë, 3 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, ndërsa në dy pozitat e fundit u renditën Sportingu (7 pikë) dhe Olimpijakosi (1).