Shkëndija dhe sulmi i tyre bombastik

Shkëndija e mbylli sezonin vjeshtor në mënyrën më të mirë. Ata u shpallën kampion, edhe atë me plotë meritë duke u pozicionuar në pozitën e parë me 46 pikë, 14 më shumë se Vardari i vendit të dytë, që ka edhe dy ndeshje më pak, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në 18 ndeshje ka shënuar 55 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër, ku ka spikatur dyshja Ferhan Hasani – Besart Ibraimi, që së bashku kanë shënuar 30 gola.

Në fakt ndodh shpesh që ekipi që ka sulmin më të mirë, të udhëheq kampionatin, dhe kështu po ndodh edhe këtë edicion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Statistikat e skuadrës tetovare – Skuadra e Qatip Osmanit ka një mesatare shënimi prej 3.06 gola për ndeshje, ndërkohë që gjatë këtij sezoni në 7 ndeshje Kostadin Zahov e ka mbyllur ndeshjen me rrjeta të paprekura.

Pjesën më të madhe të golave tetovarët i shënojnë në 15 minutat e fundit. Në këtë hark kohor, deri më tani, ata kanë realizuar 21.2 për qind të golave në total, ose e përkthyer në numra, 11 gola.

Shkëndija më shumë gola ka shënuar në ndeshjet si mysafir, gjithsej 28, ndërsa në ndeshjet si vendas ka shënuar një më pak, transmeton “infOSport.mk”.

Pikërisht fitoret më të larta të këtij sezoni i arriti si mysafir ndaj Renovës (1:6) dhe Rabotniçkit (2:6), ndërsa fitorja më e thellë në teren vendas, ishte ajo përballë Sileksit (5:0).

Ferhan Hasani me 17 gola udhëheq listën e golashënuesve, para Besart Ibraimit që ka realizuar 13 sosh, ndërkohë gjithashtu në listën e golashënuesve janë regjistruar edhe Stenio Zhunior (6 gola), Armend Alimi (4), Izair Emini (4), Marjan Radeski (3), Besart Abdurrahimi (2), Shefit Shefiti (2), Arbin Zejnullai (1), Egzon Bejtullai (1), Bllagoja Todorovski (1), ndërsa një autogol kishte realizuar edhe futbollisti i FC Shkupit, Besart Krivanjeva në fitoren 4:1 të shënuar në Tetovë me datë 22 tetor.

Leave a Reply