Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka vendosur të përjashtojë Federatën ruse nga Lojërat Olimpike Dimërore, që do të zhvillohen në Korenë e Jugut, në vitin 2018. Ky vendim erdhi pas skandalit të përdorimit të substancave të ndaluara nga ana e sportistëve rusë, Në PyeongChang 2018 do të ftohen të marrin pjesë vetëm sportistë të caktuar rusë, të cilët do të zbresin me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe jo atë vendas.
Më herët, në çështjen e pajtimit mes Komitetit Olimpik Rus dhe atij Ndërkombëtar, u investua edhe Kremlini, ndërsa pati edhe një nismë të quajtur “#NoRussiaNoGames”, të cilës iu bashkuan shumë personalitete ruse, por mesa duket nuk patën aspak ndikim.