Goran Pandevi ka gjetur golin e parë këtë sezon në Serinë A italiane, pasi shënoi në fitoren 0:1 të skuadrës së tij Xhenovës në transfertën e zhvilluar ndaj Veronës në kuadër të xhiros së 15-të në kampionatin më të fortë të futbollit të Italisë.
Reprezentuesi i Maqedonisë shënoi golin në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa rezultoi vendimtar i kësaj përballje, që çoi tri pikë të vlefshme në konto të Xhenovës. Pas kësaj fitore skuadra e Pandevit renditet në vendin e 15-të me 13 pikë të tubuara.