Napoli ka ofruar 20 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Atletiko Madrid, Sime Vrshaljko. Të kaltërit kanë humbur shërbimet e Faouzi Ghoulam, që ka pësuar një dëmtim të rënd dhe janë të gatshëm të forcojnë mbrojtjen.
Napoli ka qenë i lidhur me kroatin për një kohë të gjatë dhe “Gazzetta dello Sport” raporton se ata janë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e tij Xhuzepe Riso.
Agjenti po bisedon me klubin spanjoll, dhe mendon se Napoli bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh, e cila do të paguhet me këste.
Oferta e tyre është 5 milionë euro më pak se çmimi i kërkuar, por mund të jetë e mjaftueshme për të mposhtur konkurrencën nga Juventusi dhe Roma, pasi ata janë duke ofruar vetëm një huazim pa asnjë detyrim për ta blerë.
Ndërsa merkato sa vjen dhe po afrohet vetëm Napoli ka bërë një ofertë konkrete, prandaj është e mundur që Vrshaljko të jetë afrimi i tyre i parë i merkatos së janarit.