Në Spanjë është hedhur shorti i Kupës së Mbretit për fazën e 1/8 së finales, teksa janë mësuar edhe kundërshtarët e skuadrave të mëdha, Barcelonës dhe Realit të Madridit, si dhe skuadra kundërshtare e Levantes së Enis Bardhit.
Shorti ka rezultuar shumë bujar me Realin e Madridit që në këtë fazë për kundërshtarë do të ketë Numansian, ndërkohë Barcelona ka hasur në një kundërshtarë më të fortë, siç është Selta Vigo, skuadër kjo e cila në ndeshjen e fundit kampionale i shkëput dy pikë Barcelonës në “Kamp Nou” duke barazuar me rezultatin 2:2.
Enis Bardhi me Levanten e tij do të ketë përballë Espanjollin, Valencia për kundërshtarë do të ketë Las Palmasin, teksa Lleida që mposhti Real Sociedadin e Adnan Januzajt në këtë fazë do të përballet me Atletiko Madridin.
Surpriza më e madhe e quajtur, Formentera, që kishte eliminuar Atletik Bilbaon në ndeshjet e 1/8 së finales do të përballet me Alavesin, Viljareali për një vend në çerekfinale do të luftojë përballë Leganes, teksa Kadizi që eliminoi Betisin, sërish do të përballet me një skuadër nga i njëjti qytet, Seviljën.
Ndeshjet e para në program janë me datë 03 janar të vitit 2018-të, ndërkohë ato kthyese një javë më pas.
KUPA E MBRETIT |
Ndeshjet e 1/8 së finales |
Numancia-Real Madrid |
Selta-Barcelona |
Lleida-Atletiko |
Formentera-Alaves |
Kadiz-Sevilja |
Leganes-Viljareal |
Las Palmas-Valencia |
Espanjoll-Levante |