E ardhmja e portierit spanjoll, Iker Kasiljas është e lidhur ngushtë me Permierligën angleze.
Një ndër portierët më të mirë që njeh bota e futbollit është lodhur me faktin e të qenurit portieri i dytë te skuadra portugeze e Porto-s, ashtu që me shumë gjasa ai nga kjo skuadër do të largohet që në merkaton e janarit.
Portieri legjendar i Realit të Madridit nuk mendon rikthimin në Spanjë, pasi mësohet se dëshira e tij është që të provojë veten në futbollin anglez.
Ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e gardianit spanjoll, ësthtë Njukasëll Junajtedi, që udhëhiqet nga Rafa Benitez. Ky i fundit njeh mirë kualitetet e Kasiljas, të cilin e vlerëson aq shumë, ndërsa bashkë kanë punuar pikërisht te Reali i Madridit.