Komentatori dhe njëkohësisht tifozi më i çmendur i Milanit, Tiziano Krudeli gjatë ndeshjes së djeshme që skuadra e tij e zemrës, Milani e zhvilloi ndaj Beneventos, nuk mund të ju beosnte syve, kur në sekondat e fundit të ndeshjes portieri Brinjoli shënoi golin e barazimit, duke i mohuar tre pikët e plota Milanit.
“Portieri ka shënuar me kokë. Shko në shtëpi, turp, shko në shtëpi! E pabesueshme, 2 me 2”, – ishin fjalët e Krudelit që e përjetoi shumë keq këtë gol.
Milani deri në minutën e 94-të avansonte me rezultatin 2:1, mirëpo ishte goli i portierit të Beneventos që ia prishi gëzimin edhe trajnerit Xhenaro Gatuzo, që në këtë mënyrë nuk arriti që të debutojë me fitore në bankinën e Milanit.