Real Madrid ka gati dy transferimet e para për merkaton e janarit. Drejtuesit “madrilen” po punojnë që të forcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ndërsa kërkesat e Zinedin Zidan janë një portier dhe një mbrojtës i djathtë i krahut.
Sipas të përditshmes spanjolle, “AS” skuadra madrilene gjatë janarit për 20 milionë euro do të transferojë portierin e Atletik Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, ndërsa gjatë verës Reali për 40 milionë euro pritet të transferojë mbrojtësin e djathtë të Real Sociedadit, Álvaro Odriozola.