Serhio Ramos pa dyshim se është njëri ndër futbollistët më kontrvers që njeh Bota e futbollit. Ai si një mbrojtës shënon shumë gola, mirëpo gjithashtu edhe ndëshkohet me shumë kartonë, qofshin ato të verdhë, apo të kuq, njofton “infOSport.mk”.
I tillë ishte rasti edhe mbrëmjen e së shtunës kundër Atletik Bilbaos në transfertë, kur 3 minuta para fundit të takimit u ndëshkua drejtpërdrejtë me kartonë të kuq.
Ishte ky kartoni i 19-të i kuq për të në kuadër të La Ligas, dhe që të gjithë me fanellën e Realit të Madridit.
Ai do të mungojë në ndeshjen e Realit kundër Seviljës javën e ardhshme, ndërsa përveç tij do të mungojnë edhe Karvahal dhe Kasemiro.