Dy bomba të mëdha tronditen Vardarin në Çair (VIDEO)

Dy bomba të mëdha tronditën kampionët në fuqi të Vardarit në Çair në derbi ndeshjen e javës së 18-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Falë dy super golave të shënuar nga Muharem Bajrami dhe Kristijan Stojkoski në pjesën e dytë Shkupi shënoi fitore me rezultatin 2:0, duke shënuar fitoren e parë në 11 përballjet e fundit ndaj Vardarit.

Ishet kjo një fitore shumë e ëmbël për “pëllumbat” nga Çairi, të cilët në këtë mënyrë hodhën poshtë gjithë ato miliona të Vardarit, që pas kësaj disfate mund ti thotë lamtumirë titullit kampion.

Golin e parë Muharem Bajrami e realizoi në minutën e 62-të, kur me një goditje precize nga më shumë se 25 metra bëri që shkallët e stadiumit në Çair të dridhen dhe i gjithë stadiumi të shpërthejë në festë.

Megjithatë kjo nuk ishte e tëra, pasi një bombë të vërtetë prodhoi Kristijan Stojkoski me golin e realizuar në minutën e 86-të, kur desh çmendi tifozët e pranishëm në stadium, duke bërë që festa në mesin e tyre të jetë shumë e madhe.

Ishte pikërisht kjo dhurata më e madhe e bërë nga ana e futbollistëve të FC Shkupit për tifozët e tyre, të cilët tashmë mund të kenë një dimër të rehatshëm, duke pasur parasysh se dhurata të këtilla tifozët e skuadrës nga Çairi nuk kishin marrë një kohë të gjatë.

Shkupi me këtë fitore arriti në kuotën e 23 pikëve, duke mbyllur pjesën e parë të sezonit në vendin e 6-të, teksa Vardari me 32 pikë dhe dy ndeshje më pak e mbylli këtë gjysmësezon në vendin e dytë, pas Shkëndijës që me meritë u shpall kampion vjeshtor me plotë 46 pikë.

LPFM, Java 18

Akademija Pandev 0 – 1 Sileksi
Pobeda 1 – 1 Renova
Rabotniçki 3 – 0 Skopje
Shkëndija 3 – 0 Pelisteri
Shkupi 2 – 0 Vardari

Leave a Reply