Super goli i Malkom ndaj Dizhon (VIDEO)

Pas Nejmar në elitën e futbollit francez në horizont po shfaqet një tjetër yll brazilian. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e Bordos, Malkom, i cili po zhvillon sezonin e tij të tretë me “zhirondinët”.

Ai në ndeshjen e parë të javës së 16-të që skuadra e tij e zhvilloi mbrëmë kundër Dizhon shënoi një super gol, që po zë hapësira në të gjitha mediat sportive.

Malkom vendosi të provonte nga një distancë e largët dhe gjuajtja e tij spektakolare ishte në perfeksion, me topin që përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin 2:1 Bordos në ato momente. Megjithatë skuadra e tij nuk arriti që të ruaj këtë epërsi deri në fund të takimit, duke pranuar dy gola gjatë pjesës së dytë dhe duke humbur ndeshjen me rezultatin 3:2.

Ishte ky goli i 7-të sezonal për brazilianin Malkom në vetëm 16 ndeshje, duke arritur kështu shifrën e golave të shënuar gjatë sezonit të kaluar, kur në 37 ndeshje kishte shënuar 7 gola.

Megjithatë Malkom mbetet ende pas krahëve të bashkëkombasit të tij të famshëm, Nejmar, i cili në 11 ndeshje me PSZH-në gjatë këtij sezoni ka shënuar 9 gola. Por për dallim që PSZH-së, Nejmar i kishte kushtuar plotë 222 milion euro, Bordo për shërbimet e brazilianit Malkom kishte paguar vetëm 5 milion euro, duke e transferuar atë nga Korinthians.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply