Është Strazburgu që ndali PSZH-në (VIDEO)

 

Është Strazburgu skuadra që ndali hovin e Paris Sen Zhermenit, duke i shkaktuar disfatën e parë skuadrës parisiene gjatë këtij edicioni, njofton “infOSport.mk”.

Strazburgu shënoi fitore 2:1 në ndeshjen e javës së 16-të, ndërsa më të merituar për fitoren e tyre të katërt në kampionat ishin Dakosta (13’) dhe Bakohen (65’).

Golin e vetëm për PSZH-në, në këtë përballje e realizoi Kylian Mbape 3 minuta para fundit të pjesës së parë. Ishte ky goli i pestë i shënuar gjatë këtij edicioni për talentin francez, mirëpo i pamjaftueshëm që skuadra parisiene të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve.

PSZH-ja edhe përkundër kësaj disfate mbetet lider në elitën e futbollit francez me 41 pikë, ndërkohë Strazburgu me 18 pikë renditet në pozitën e 14-të.

Leave a Reply