Çelzi pa shumë probleme mundi Njukasëll Junajtedin në “Stemford Brixh”. Të besuarit e trajnerit Antonio Konte mundën 3:1 ekipin e Rafa Benitez, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo fitorja e 6-të në 7 ndeshjet e fundit për Çelzin, skuadër kjo e cila tashmë barazohet me pikë me Mançester Junajtedin e vendit të dytë.
Në anën tjetër për Njukasëll Junajted ishte kjo disfata e pestë në 6 ndeshjet e fundit.
Mysafirët nga “Sent Xhejms Park” avansuan të parët në këtë ndeshje me golin e realizuar në minutën e 12-të nga ana e Duajt Gejll. Skuadra e Antonio Kontes u kundërpërgjigj shumë shpejtë me golin e realizuar nga Eden Hazard në minutën e 21-të, ndërsa 3 minuta pas gjysmë ore lojë Alvaro Morata shënoi edhe golin e dytë për Çelzin.
Pjesa e dytë foli në tërësi për “blutë” e Londrës, të cilët përmes Hazard nga pika e bardhë në minutën e 74-të shënuan edhe golin e tretë, që ishte edhe goli i fundit i këtij takimi, pas të cilit Çelzi numëron 32 pikë, po aq sa Mançester Junajtedi në vendin e dytë, që ndeshjen e saj të javës së 150të do ta zhvillojë sot në “Olld Traford” përballë Arsenalit (18:30h).