Matias Messi, vëllai më i madh i yllit argjentinas, Leo Mesi, është arrestuar në Argjentinë për posedim të paligjshëm të një arme zjarri. 35-vjeçari Matias kishte pësuar një aksident në deti, me ç’rast menjëherë ishte shtruar në një klinikë në qytetin e Rozarios.
Mirëpo pasi policia bregdetare kishte arritur në vendngjarje, në barkën e vëllait të Lionel Messi, kishte gjetur një armë zjarri.
Tashmë ai rrezikon një dënim nga 3 deri në 6 vjet. Vëllai i futbollistit të Barcelonës do të mbahet në klinikë, nën arrest policor sipas prokurorit Zhoze Luis Katerina.
Ai ka njoftuar se pistoleta e kalibrit 380 i është gjetur në anijen me të cilën po udhëtonte. Arma ishte “gati për t’u përdorur” teksa në të kishte 6 fishekë.