Vardari mbetet pa futbollistin e saj më të mirë

Vardari shumë lehtë mund të ndodhë që të mbetet pa shërbimet e futbollistit të saj më të mirë, brazilianit Huan Felipe. 29-vjeçari Felipe është në planet e skuadrës portugeze të Boavista, një skuadër kjo e njohur për gjithë futbolldashësit, por që kohën e fundit është nën hijen e dyshes Porto – Benfika.

Felipe zhvilloi një super sezon me fanellën e Vardarit gjatë këtij viti, duke ndihmuar “kuqezinjtë” që të shpallen kampion, ndërsa ishte ndër futbollistët më të dalluar të Vardarit në garat evropiane, ku gjithashtu do të mbahet mend si golashënuesi i parë në ndeshjet në grupe të Liga Evropa.

Rikujtojmë më herët interes për shërbimet e brazilianit kishte shfaqur edhe Kopenhageni, nga e cila skuadër Vardari u eliminua në ndeshjet kualifikuese të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Felipe është njëri ndër futbollistët më standard te Vardari dhe njëherit edhe golashënuesi më i mirë i sezonit aktual me 7 gola të shënuar në 15 ndeshje, ndërsa gjithashtu ishte ndër futbollistët më standard edhe në garat evropiane, duke zhvilluar 4 ndeshje kualifikuese në Ligën e Kampionëve, dy ndeshje të fazës “play-off” të Liga Evropa si dhe 5 ndeshje në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Evropa.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply