Shorti i Botërorit 2018 i hedhur sot në Moskë ka përcaktuar 8 grupet me nga katër skuadra, por edhe kalendarin e aktivitetit deri në finalen e madhe që me 15 korrik të vitit 2018-të do të zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”.
Kryesisht skuadrat e mëdha nuk duhet patur probleme, me përjashtim të grupeve “D”, “E” dhe “F”, ku skuadrat e mëdha do dhet të jenë shumë më të vëmendshme, pasi në rastin që skuadrat e mëdha nuk do të tregohen të kujdesshme në përllogaritjet e tyre në fazën në grupe, mund të vihen kundër njëra-tjetrës menjëherë në fazën me eliminim direkt.
Në këtë mënyrë që në turin e parë eliminator mund të hasim në një përballje mes Uruguait nga Grupi “A” dhe Spanjës ose Portugalisë në Grupin B.
Grupi C dhe D mund të dhurojnë një nga ndeshjet më të forta të këtij turneu, Francë-Argjentinë, një finale e parakohshme e aktivitetit.
Po ashtu mund të cilësohet sigurisht një duel mes Brazilit dhe Gjermanisë që mund të jetë rrjedhojë e renditjeve në Grupet “E” dhe “F”.
Një duel mjaft interesant nga Grupet “G” dhe “H” do të mund të ishte sfida e mundshme Angli-Kolumbi.
Janë këto disa nga ndeshjet më interesante që mund ti shohim që në fazën e hershme, mirëpo kuptohet që të njëjtat mund të evitohen nëse skuadrat favorite do të marrin pikët e duhura dhe do të përfundojnë në pozitat e para, duke shyrë në këtë mënyrë edhe për pak kohë duelet gjigande mes tyre që gjithë futbollidashësit po i presin me pa durim.