Besir Demiri shumë lehtë mund të ndodhë që ti thotë lamtumirë Vardarit. Pas vetëm një viti te skuadra kampione e Maqedonisë, mbrojtësi i majtë shkupjan do të duhet të kërkojë një skuadër të re. Kështu shkruan e përditshmja sportive në vend “makedonski sport”, sipas të cilëve drejtuesit e Vardarit veçmë i kanë bërë me dije Demirit se nuk llogarisin në shërbimet e tij.
Mbetet të shihet nëse ky lajm është i vërtetë, duke pasur parasysh edhe faktin se Demiri është nën kontratë me “kuqezinjtë” nga Shkupi dhe nëse do të tentojnë që të prishin kontratën me futbollistin shqiptarë, drejtuesit e Vardarit do të duhet ti paguajnë një dëmshpërblim shumë të lartë futbollistit shqiptarë, bazuar edhe në pagën mujore që merr për momentin te kampionët në fuqi të vendit.
Besir Demiri me Vardarin ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2020-të, ndërsa te kjo skuadër erdhi nga rradhët e Shkëndijës.