Nëse Kina po përqendrohet te futbolli me urdhër të Xi Jinping, në Turqi, të shtyrë nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, janë vënë 1 miliard euro në dispozicion të stadiumeve nga shteti. “Sulltani”, që ka një të kaluar si futbollist gjysmë-profesionist, dhe politika e tij e veprave të mëdha (ura, kanale, autostrada) janë përqendruar tani te futbollit. Rezultati është një “park stadiumesh” që nuk ka të krahasuar në Europë: nga 2009-a në 2017-ën janë ndërtuar 21, 17 të tjerë janë programuar për 3-4 vitet e ardhshëm. Kapaciteti i këtyre stadiumeve shkon nga 50 mijë deri në 15 mijë spektatorë, kanë standarde shumë të larta dhe ekziston një dëshirë e madhe për t’ia treguar botës, duke organizuar një eveniment të madh.
Stambolli ka hedhur kandidaturën për finalen e Champions League 2020, por objektivi kryesor është Euro 2024. Turqit do të sfidojnë Gjermaninë. “Herën e fundit kemi humbur me Francën për një votë dhe në të kohë ishte Platini. Sot, me Ceferin presim që votimi të jetë i pastër”, ka thënë zëvendëspresidenti i Federatës Turke të Futbollit, Servet Yardimci, 59 vjeç. Pengesat mund të përfaqësohen nga protokolli i UEFA-s mbi të Drejtat e Njeriut dhe situata politike: “Por futbolli i kalon tensionet ndërkombëtare, – ka vazhduar Yarddimci, – mbaj mend një miqësore me Rusinë të organizuar në Antalya në kulmin e krizës. Ka qenë një sukses”.
850 MILIONË DHE “FAIR PLAY” — Ambiciet për madhështinë turke nuk limitohen te stadiumet. Erdogan është në favor të krijimit të një Super Lige, mes katër kampionateve kryesore të Europës. Sot, kampionati turk është në vendin e 10-të në renditjen e UEFA-s, por është ekonomia e gjashtë e futbollist europian (pas Big 5). Në verë kanë shkuar atje një lum yjesh, ose lojtarët që janë akoma në kulmin e karrierës së tyre: Nasri, Gomis, Pepe, Medel, Soldado, Menez, vetëm për të përmendur disa. Klubet kanë bërë merkaton përrallore, pavarësisht shqetësimit të përgjithshëm për rritjen e borxheve të klubeve. Tre më të mëdhatë, Galatasaray, Fenerbahçe dhe Besiktas thuhet se kanë arritur një borxh të përgjithshëm prej 850 milionë eurosh, pavarësisht taksave më të lehta dhe rritjes së të ardhurave. Situata më e keqe është te Gala, e skualifkuar në 2016-ën për një vit nga Europa për shkak të “fair play”-it financiar të UEFA-s. Tani, po kërkon të dalë nga kjo situatë duke shitur fushat e qendrës sportive (e ka bërë edhe Real i Perez). Më pas ekziston një besim i verbër mbi potencialin e një vendi të mbushur me tifozë ku, sipas një sondazhi të bërë nga federata, çdo qytetar (fëmijë dhe gra të përfshira) shikon 2.6 ndeshje mesatarisht në javë.
TË HUAJ OSE JO – Më shumë se 41 mijë spektatorët turq për finalen e Kupës së Botës, në “Vodafone Park” të Besiktas, tregojnë pasionin e madhq ë ku vend ka për sportin më popullor në botë. Ashtu siç bie në sy edhe vështirësitë e një kampionati që është në vendet e para të Europës për paqëndrueshmërinë e organikave të ekipeve (ndërrimi i lojtarëve) dhe në krye për aktivizimin e lojtarëve të huaj: 65,6%. Në vend të fundit, për sa i takon lojtarëve të dalë nga ekipet e moshave (vetëm 6,8%). Kombëtarja e Lucescu-t po ndikohet nga kjo: jashtë Kupës së Botës dhe fazës “play off”, e mundur në dy miqësoret të luajtura kundër Rumanisë dhe Shqipërisë. Rezultate që bien në kontrast me strukturat luksoze të qendrës stërvitore të kombëtares së Turqisë, “Riva Center”: 180 mijë metra katrorë, fusha, hotele, pishina, të gjitha të reja fringo.
Në përgjithësi, kolonizimi i skuadrave nuk është i mirëpritur nga grupet më “nacionaliste” të tifozerisë së organizuar dhe nga opinioni publik. Nevojat e ndryshme (identiteti turk, rritja e talenteve vendas, shpenzime të përmbajtura) do të përkthehen në limite të reja për lojtarët e huaj. Sot, 7 nga 21 lojtarët e një ekipi duhet të jenë turq, por në fushë janë parë skuadra që e kanë filluar ndeshjen me 11 lojtarë të huaj. Kohët e fundit, Erdogan ka folur edhe për këtë: “Shumë kontrata të lojtarëve të huaj zgjasin deri në 2019-ën. Më pas do të duhet të bëhet diçka, bashkë me klubet”. Duket më shumë si një vendim sesa ftesë. (Telesport)