Remzifaik Selmani ka shënuar golin e parë me fanellën e Ujpeshtit, prej kur se u transferua te kjo skuadër nga rradhët e Renovës.
Selmani golin e parë me fanellën e Ujpeshtit e gjeti në ndeshjet e Kupës, edhe atë në kuadër të 1/16 së finales, ndaj skuadrës së Veçesh, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin e thellë 5:0.
Selmani realizoi golin e katërt për Ujpeshtin në minutën e 73-të, teksa në listën e golashënuesve përveç tij u regjistruan edhe Kis, Simon dhe Tishler, i cili realizoi dy gola.
Me këtë fitore Ujpeshti siguroi një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales, ku tashmë për kundërshtarë do të ketë ekipin e Paks.