Portieri i Torinos ekzekuton gjuajtjen e lirë në mënyrë perfekte, por…(VIDEO)

Torino mbrëmë shënoi një fitore pa probleme përballë Karpit në ndeshjen e 1/16 së finales. Të besuarit e trajnerit Sinisha Mihajlloviç shënuan fitore 2:0 falë golave të shënuar nga Beloti dhe Falke, ndërsa një momente shumë interesant dhe parasëgjithash i bukur ndodhi në minutën e 93-të, kur Torino po ekzekutonte një goditje dënimi.

TrajneriMihajloviç vendosi që këtë goditje t’ia besojë portierit Vanja Milinkoviç-Saviç.

Në fillim u duk si një skenë qesharake, mirëpo pas ekzekutimit të kësaj goditjeje dënimi portieri i Torinos përfitoi shumë duartrokitje, pasi goditja e tij nga një largësi prej 30 metrash përfundoi një traverzë.

Po të kishte përfunduar në rrjetë topi, do të ishte ky një ndër golat që do e mbante mend një kohë të gjatë portieri i Torinos, por kuptohet që i njëjti do mbahej mend shumë gjatë në historinë e futbollit.

Leave a Reply