Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Vardarit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa edhe më shumë ka mbetur i kënaqur nga qasja e futbollistëve të tij në këtë ndeshje, ku shumë lehtë mund të ndodhte që Shkupi të merrte edhe fitoren. Ai thotë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se shpreson që futbollistët e tij një lojë të këtillë ta përsërisin edhe në ndeshjen e dytë në Çair.
“Asgjë nuk ka përfunduar. Do të duhet të jemi maksimalisht të koncentruar edhe në ndeshjen e kthimit në Çair, nëse dëshirojmë të kalojmë në fazën tjetër. Luajtëm me shumë përgjegjësi në takimin e sotshëm, mirëpo në ndeshjen tjetër do të duhet të vrapojmë edhe më shumë pasi e dimë që Vardari do të futet me motive edhe më të mëdha. Vardari është një skuadër shumë e fortë, jo rastësisht luajnë në ndeshjet e Liga Evropa, mirëpo pse mos ti surprizojmë ata edhe në ndeshjen e kthimit” – tha Ardian Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes kundër Vardarit në stadiumin e Gjorçe Petrovit në Shkup.
Shkupi – Vardari mes tyre do të takohen sërish bashkë, kësaj rradhe në Çair në kuadër të javës së 18-të në kampionat me datë 03 dhjetor, ndërkohë ndeshja e kthimit e 1/8 së finales në program është me datë 17 dhjetor po në stadiumin e Çairit.