Të themeluar vetëm tre vite më parë dhe arrijnë të fitojnë “Kupa Pavarësia” në pjesëmarrjen e parë të tyre në këtë kompeticion që organizohet për herë të 9-të në histori nga Federata e futbollit të Shqipërisë. Është Struga Trim Lum, klubi me ambicie të mëdha që këtë sezon garojnë në Ligën e Dytë të vendit, ndërsa si zëvendësues të Shkëndijës nga Maqedonia, këtë vit morën pjesë në “Kupa Pavarasia”, duke e fituar edhe të njejtën në pjesëmarrjen debutuese të tyre, pasi në finale mundën skuadrën Otrant nga Ulqini përmes penalltive.
“Ishte hera e parë që morëm ftesë në Kupën Pavarësia si klubi i ri që jemi. Fitimi i Kupës së Pavarasisë është motiv plus për ne që të luftojmë për të hyrë në Ligën e Parë të Maqedonisë, të cilën e kemi edhe objektiv kryesor”, është shprehur enkas për “Infospot” , kapiteni i Struga Trim Lum, Ardit Shaqiri.
Përveç fitmit të trofeut dhe pjesëmarrjes, për kapitenin e ekipit strugan, Ardit Shaiqiri ishte një emicion në vete ky ‘rikthim’ në tokën shqiptare, pasi më herët gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e kampionatit shqipëtar.
“Për mua personalisht ishte ndjenjë e veçant rikthimi në Shqipëri, duke e ditur se kam luajtur katër vite këtu, dy vite me Teutën dhe 2 vite tjera me Gramozin”, thotë për portalin tonë Shaqiri.
Ndryshe futbollisti strugan kur ishte pjesë e Teutës së Durrësit, kishte fituar Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë nga ky sezon është pjesë e Struga Trim Lum, me të cilët garojnë në Ligën e Dytë Perendim të Maqedonisë, duke u renditur aktualisht në vendin e tretë me 24 pikë të tubuara, 1 më pak se vendi i dytë dhe i parë që mbahen nga Vëllazërimi respektivisht Gostivari. /InfOSport.mk