Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez me shumë gjasa në merkaton e janarit do ta transferojë futbollistin e Interit, Mauro Ikardin në “Santiago Bernabeu”. Ikardi nuk ka luajtur në Çampions dhe ky është një favor për madrilenët që mund ta përdorin edhe në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
E përditshmja spanjolle raporton se mes palëve janë bërë tashmë kontaktet e para dhe se Perez është gati të paguajë klauzolën prej 110 milionë eurosh, që në muajin janar. Gjithsesi, në shtëpinë zikaltër duken të qetë dhe po negociojnë rinovimin me kapitenin, për të rritur edhe klauzolën për verën e ardhshme.