Një foto që vjen nga Argjentina po bën xhiron e botës. Në të shihet se si një arbitër futbolli qëndron i mbuluar me gjak në dhomat e xhveshjes.
Sipas mediave argjentinase bëhet fjalë për arbitrin, Bruno Amikoni, i cili ndante drejtësinë në ndeshjen e Ligës së katërt midis Juventus de Pergamino dhe Independiente de Chivilcoy. Ishin miqtë ata që kishin mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1:0, ndërsa një gjë e këtillë si duket nuk ju kishte pëlqyer tifozëve vendas të Juventus de Pergamino.
Ata kishin pushtuar fushën dhe kishin sulmuar arbitrat e këtij takimi, ndërsa përveç kryesorit Amikoni, keq e kishin pësuar edhe dy asistentët e tij, Marselo Akosta dhe Maurisio Luna. Që të tre me ambulancë ishin transportuar për në spitalin më të afërt, ndërkohë që policia është treguar pasive në veprimet e saj ndaj tifozëve vendas.