Pelisteri kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Skuadra fituese e edicionit të kaluar në kuadër të Kupës së Maqedonisë, është kualifkuar për në gjysmëfinale, ku shpreson sërish të luaj në finalen e madhe, ashtu si edhe vitin e kaluar, kur edhe pse në rolin e autsajderit në fund ngriti lartë trofeun e Kupës duke mundur Shkëndijën përmes ekzekutimit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Manastiri edhe pse në rolin e mysafirit, ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Pobedës së Prilepit e zhvilloi në teren vendas, ku barazoi me rezultatin 2:2. Bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë dhe fitores së Pelisterit (5:2), kjo skuadër me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale, ku përveç tyre një vend siguruan edhe Renova dhe Akademia Pandev.

Më i merituar për këtë sukses të “Të gjelbërve” nga Manastiri, ishte braziliani Zhadelson, që realizoi të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Golin e parë e realizoi në minutën e  30-të, duke barazuar shifrat në 1:1, pas golit të epërsisë së Pobedës të shënuar nga ana e Ilijovskit.

Dy gola të shënuar, nga një në të dyja anët ishte epilogu i pjesës së parë, ndërsa një epilog të njëjtë pati edhe pjesa e dytë.

Pobeda avanson ndaj Pelisterit

POBEDA AVANSON SERISH NDAJ PELISTERIT(Nedanoski 54')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Nedanoski në minutën e 54-të edhe për herë të dytë solli në epërsi Pobedën në këtë ndeshje, duke realizuar pas një aksioni me shumë kombinime të futbollistëve nga Prilepi, të cilët megjithatë nuk arritën që të ruajnë këtë epërsi, pasi Pelisteri falë një super aksioni të realizuar përmes treshes Trifunovski, Lukas dhe Zhadelson në minutën e 63-të, me këtë të fundit shënoi edhe golin e dytë për rezultat 2:2.

Zahdelson gol ndaj Pobedes

PELISTERI BARAZON SERISH NDAJ POBEDESPOBEDA – PELISTERI 2:2(Zhadelson 62')

Публикувахте от infosport.mk в 29 ноември 2017 г.

Vlen të theksohet se Pelisteri në këtë ndeshje, më saktësisht në minutën e 33-të humbi një penalti, të cilën në gol nuk arriti që të shndërrojë bullgari, Kovaçev, transmeton “infOSport.mk”.

Skuadra e fundit gjysmëfinaliste do të mësohet vetëm gjatë pranverës, pasi Vardari dhe Shkupi pas një serie të shtyerjeve të ndeshjeve mes tyre, vetëm nesër do të zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales, ndërsa fituesi i dy përballjeve mes dy skuadrave shkupjane në çerekfinale do të përballet me Shkëndijën, prej ku edhe më pas do të mësojmë emrin e skuadrës së fundit gjysmëfinaliste.

Foto: gol.mk

Leave a Reply