Evazion fiskal, Marselo pranon fajin dhe do të paguajë 500 mijë euro!

Braziliani i Real Madridit, Marselo ka pranuar fajin e tij për çështjet e evazionit fiskal dhe do t’i paguajë shtetit spanjoll rreth 500 mijë euro. Seanca, siç ka bërë të ditur “Repubblica.it”, ka zgjatur rreth dhjetë minuta në gjykatën e Alcobendas, në periferinë e Madrid.

I dyshuar se ka krijuar disa kompani fantazmë për të shmangur pagesën e taksave mbi të drejtat e imazhit mes 2011-ës dhe 2013-ës, lojtari i Real Madrid do të paguajë 490.917 euro. Marrëveshja e arritur me shtetin spanjoll parashikon edhe 4 muaj burg me kush dhe një gjobë të barabartë me 40% të shumës së shumës që ai nuk i ka paguar shtetit.

 

Leave a Reply