Roma nuk do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës me Spal dhe Kievon kapitenin Daniele De Rossi, i cili është pezulluar 2 javë për shkak të sjelljes josportive ndaj sulmuesit Lapadula në takimin me Xhenovën në “Marassi”, që përfundoi 1-1.
Në pjesën e dytë, në zhvillimin e një goditjeje këndi, 34-vjeçari pëveçse e mbajti nga fanella, e goditi edhe me shuplakë kundërshtarin. Gjyqtari kryesor e nxorri kartonin e kuq, pasi vendosi të rishihte pamjet nëpërmjet sistemit VAR.
Ndërkohë pas gjithë kësaj situate, Federata e futbollit italian ka marrë vendim që për 2 javë të qëndrojë jashtë fushave kapiteni i Romës, që për këta të fundit mbase do të jetë mungesë gjatë dy takimeve të ardhshme.