Arsenali më në fund është rikthyer në identitet. Skuadra e Arsen Venger ka binudr në takimin e javës së 14-të, duke shënuar fitore 5:0 ndaj Hadersfildit, njofton “infOSport.mk”.
Lakazet ishte futbollisti që hapi serinë e golave në minutën e 3-të, për të vazhduar ajo vetëm nga minuta e 68-të, kur në skenë doli rezervisti Olivie Zhiru. Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më pas Aleksis Sançez shënoi për 3:0, teksa në minutën e 72-të Ozil shënoi për 4:0.
Golin e 5-të dhe të fundit në këtë përballje për Arsenalin e realizoi Olivie Zhiru 3 minuta para fundit të takimit.
Për dallim nga Arsenali, skuadra kampione në fuqi e Çelzit falë golit të shënuar nga mbrojtësi gjerman Rudiger mundi minimalisht 1:0 ekipin e Suonsit.
Falë kësaj fitore Çelzi mban pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit me 29 pikë, një më shumë se Arsenali i vendit të katërt.
Një fitore shumë me vlera realizoi edhe Bërnli, që si mysafir me rezultatin 2:1 mundi Bunrnmautin.