Skuadra e Rabotniçkit ndeshjen e radhës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do ta luajë në komplesin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së. Arsyeja për zhvendosjen e ndeshjes në terrenin pranë FFM-së është e njeta si e Vardarit, duke dashur të ruajnë barin në arenën “Filipi i Dytë”.
“Romantikët” në kuadër të xhiros së 18-të dhe të fundit në LPFM do të presin “Skopjen”, me ndeshjen që do të luhet të dielën me fillim nga ora 13:00. Rabotniçki aktualisht ndodhet në pozitën e 6-të në tabelë me 20 pikë të tubuara dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.