Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, dy futbollistët shqiptarë që luajnë së bashku te skuadra e njohur angleze e Arsenalit, përmes një fotoje të përbashkët duke krijuar Shqiponjën dy krenare me duar, ju urojnë gjithë shqiptarëve 105 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptarë.
Edhe pse asnjëri prej tyre në të kaluarën nuk ka zgjedhur që të luajë për Kombëtaren shqiptare të futbollit, një fakt i tillë nuk do të thotë se ata nuk e duan atdheun e të parëve të tyre.
Futbollisti me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, Shkodran Mustafi nuk harron në asnjë festë që të urojë bashkëkombësit shqiptarë përmes rrjeteve sociale, pasi një gjë të tillë ka bërë edhe sot, duke uruar shqiptarët përmes profilit të tij në “facebook”.
Ai ka ngjitur një foto bashkë me Granit Xhakën, me të cilin ka bashkuar duart për të formuar shqiponjën dykrenore të Shqipërisë, ndërsa gjithashtu në të njëjtën kishte shkruar: “🔙🔛🔝 Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar 👐🏽🇦🇱🇽🇰 #shqipe #independenceday (Dita e Pavarësisë) #albania(Shqipëria) #pavarësia #neverforgetëhereyoucomefrom (Mos harroni kurrë nga vini) #sm20 Granit Xhaka”.