Vardari fiton dhe ende për titull shpreson (VIDEO)

Vardari ka shënuar fitore në transfertën ndaj Akademia Pandev në Strumicë, ndeshje kjo e prapambetur e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave që këtë vit figurojnë lartë në tabelën e klasifikimit. Megjithatë sa i përket takimit të sotshëm, ishin kampionët në fuqi të Maqedonisë, ata të cilët morrën tre pikët e plota, duke shpresuar në këtë mënyrë ende në titullin e kampionit.

Maksimov gol

VARDARI FARE NE FUND AVANSON NDAJ AKADEMIA PANDEVAKADEMIA PANDEV – VARDARI 0:1(M. Maksimov 45+')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Ishte një gol i shënuar në minutat shtesë nga ana e sulmuesit rus, Maksim Maksimov që i dha avantazhin Vardarit gjatë pjesës së parë, ndërkohë fare në fund të takimit, rezervisti Aco Stojkov (88’) realizoi golin e dytë për ekipin shkupjan dhe të parin personal gjatë këtij edicioni.

Me këtë fitore Vardari tashmë ka arritur në kuotën e 32 pikëve, 11 pikë larg Shkëndijës së Tetovës, që në ndeshjen e parë të javës së 17-të mundi Renovën në derbin lokal me rezultatin e thellë 6:1.

Sa i përket Akademia Pandevit, kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e katërt me 25 pikë, pasi është Sileksi që pozicionohet në vendin e tretë me 28 pikë.

Skuadra e trajnerit Zhikica Tasevski sot në Kratovë me përmbysje mundën Rabotniçkin me rezultatin 2:1, Skopje u mund në teren vendas nga Pobeda, teksa Shkupi edhe përkundër disavantazhit prej dy golave gjatë pjesës së parë, në fund nga Manastiri u kthye me barazim 2:2 përballë Pelisterit.

LPFM, Java XVII

Akademija Pandev 0 – 2 Vardari
Skopje 0 – 1 Pobeda
Pelisteri 2 – 2 Shkupi
Sileksi 2 – 1 Rabotniçki
Renova 1 – 6 Shkëndija

Leave a Reply