Tare nervoz, zbret poshtë për të kërkuar sqarime nga arbitrat (VIDEO)

Fundi i ndeshjes mes Lacios dhe Fiorentinës i zhvilluar në “Olimpiko” është shoqëruar me polemika të shumta, për faktin se arbitri kryesor, Davide Masa, akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes që i kushtoi Lacios tre pikët. Babakar barazoi me gjuajtjen nga pika e bardhë të cilën kryesori e sinjalizoi vetëm pasi pa pamjet filmike përmes VAR për një ndërhyrje të palejuar ndaj Kaisedos.

Protestave të futbollistëve të Lacios u është shtuar edhe ajo e Igli Tares, i cili ka zbritur nga tribuna për të hyrë në fushë pas vërshëllimës përfundimtare të takimit.

Drejtori sportiv i Lacios iu vërsul arbitrit kryesor që po largohej nga fusha me fjalët “Çfarë pe ti?”, duke iu referuar qartësisht vendimit për të sinjalizuar penalltinë që vulosi barazimin përufndimtar të këtij takimi, 1:1.

Një skenë kjo e cila me siguri do t’i kushtojë ndonjë gjobë apo edhe ndonjë pezullim Tares, siç u ka ndodhur më parë drejtuesve të tjerë të skuadrave nga Serie A për ngjarje të ngjashme, si kjo sonte.

 

Leave a Reply