Sileksi ka mundur Rabotniçkin me përmbysje në një ndër ndeshjet më interesante të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse pjesa e parë u mbylle me avantazhin e “romantikëve”, një gjë e tillë nuk u pengoi të besuarve të trajnerit Zhikica Tasevski që në pjesën e dytë të arrijnë edhe deri te fitorja, e 8-ta gjatë këtij edicioni.
SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ SILEKSITSILEKSI – RABOTNIÇKI 0:1(O. Stjepanoviç 9')
Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.
Një super gol i shënuar nga Ostoja Stjepanoviç në minutën e 9-të i dha avantazhin skuadrës së Rabotniçkit, të cilin avantazh e ruajti deri në fund të pjesës së parë.
SILEKSI BARAZON NE FILLIMIN E PJESES SE DYTE NDAJ RABOTNIÇKIT SILEKSI – RABOTNIÇKI 1:1(M. Djordjeviç 47')
Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë Milosh Djordjeviç arriti që të barazojë shifrat në 1:1. Ishte ky goli i dytë me rradhe për serbin 25-vjeçar, i cili kishte shënuar edhe në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Pobedës në Prilep.
SILEKSI PERMBYS RABOTNIÇKINSILEKSI – RABOTNIÇKI 2:1(S. Stojçevski 63')
Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.
Për fitoren e Sileksit në këtë ndeshje u përkujdes mbrojtësi Stojan Stojçevski, me golin e realizuar në minutën e 63-të. Ishte ky goli i parë sezonal për mbrojtësin 25-vjeçar, i cili shënoi një gol me shumë vlera për skuadrën nga Kratova, që në fund ishte i barabartë me 3 pikë të reja për Sileksin, që tashmë me 28 pikë të tubuara renditet në pozitën e tretë.
Për dallim nga Sileksi, skuadra e Rabotniçkit mbetet në kuotën e 20 pikëve, dhe aktualisht ndanë pozitën e 5-të me FC Shkupin.