Shkolla e futbollit Saraj, viziton Muzeun e Pavarësisë

Shkolla e futbollit Saraj me rastin e 109 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë mori pjesë në turneun tradicional në futboll “Pavarësia 2017”, që u mbajt në Orikum të Shqipërisë.

Në këtë turne morën pjesë ekipe nga të gjitha trojet shqiptare: Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Shqipëria.

Në ndeshjet e zhvilluara mbretëroi një atmosferë e shkëlqyer dhe fëmijët patën rastin të njihen dhe shoqërohen me moshatarët e tyre nga vendet e lartpërmendura, megjithatë nuk munguan as rezultatet konkrete.

Por kjo nuk është e tëra, ky turne me iniciativë të kryesisë së Shkollës së futbollit Saraj u kurorëzua me vizitën në “Muzeun e Pavarësisë”.

Futbollistët e shkollës në fjalë, në prag të 109 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptarë patën rastin të qëndrojnë në këtë muze dhe nga afër të shohin vendin nga ku Ismail Qemali  ngriti flamurin shqiptarë.

Fëmijët u ndanë shumë të kënaqur nga  kjo vizitë meqë patën rastin që nga ciceroni i muzeut të dëgjojnë për historinë e ngritjes së flamurit shqiptarë më 28 nëntor të vitit 1912.

Leave a Reply