Klubi i Mundjes Liria ka zgjedhur presidentin e saj të ri. Bëhet fjalë për ish mundësin e këtij klubi, Imer Kadriu, i cili në postin e presidentit erdhi me anë të kuvendit të jashtëzakonshëm të mbajtur brenda anëtarëve të klubit nga Çairi, ndërsa i njejti u prezantua sot në hapjen solemne të turneut memorial “Mentaz Allajbegu”. Kadriu në këtë post do të zëvendësojë Betim Vrenezin, i cili për plotë 7 vite me rradhë udhëhoqi klubin e njohur të mundjes nga Shkupi.
Vrenezi aktualisht ushtron detyrën e presidentit të Federatës së mundjes në Maqedoni. Ndryshe në edicionin e katërt të turneut “Mentaz Allajbegu” të zhvilluar sot ku morën pjesë mbi 80 mundës nga vendi ynë, Kosova dhe Shqipëria, si mundës më i mirë u shpall Besar Alili.