Adnan Januzaj vazhdon me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme gjatë këtij edicioni me fanellën e Real Sociedadit në elitën e futbollit spanjoll, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti kosovar shënoi në barazimin 2:2 të skuadrës së tij ndaj Las Palmas, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.
Januzaj e realizoi golin e dytë në minutën e 62-të, kur për herë të parë në këtë ndeshje Sociedadi kaloi në avantazh. Megjithatë ky avantazh i vendasve nuk zgjati shumë, pasi vetëm 5 minuta më pas mysafirët e Las Palamas përmes Vieras barazuan shifrat në 2:2.
Ndryshe ishin mysafirët që shënuan të parët në këtë ndeshje me anë të Tana (21’), teksa golin e parë për Sociedadin në këtë ndeshje e realizoi futbollisti i tyre më në formë, Vilian Zhose (31’).
Për Januzajn ishte ky goli i dytë i shënuar gjatë këtij edicioni në La Liga, pas atij ndaj Eibar në kuadër të javës së 11-të.
Real Sociedadi me 19 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Las Palmasi mban pozitën e para fundit me vetëm 7 pikë të tubuara.