Një ndryshim papritur 360 shkallësh ndodh te skuadra e Renovës. Ekipi nga Xhepçishti sa u rikthye në formë të mirë, duke koleksionuar disa fitore të njëpasnjëshme në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa në 3 ndeshje e fundit sërish gjen veten të përfshirë në rezultate negative, ku për një afat prej 9 ditëve pëson 3 disfata dhe pranon plotë 15 gola.
“Gjipspunuesit” këtë seri negative e nisën me disfatën e thellë të pësuar nga Vardari me rezultat 2:5 në xhiron e 15-të në LPFM që u zhvillua me 16 nëntor, për të vazhduar 3 ditëmë vonë me Shkupin që humbin në Çair me shifra 4:1, ndërsa kulmi ishte me Shkëndijën të shtunën që deklasohen me 1:6.
Portieri i Renovës, Kobetiq nga fillimi i sezonit të ri deri para ndeshjes me Vardarin në Tetovë, ka të pranuar 13 gola në 14 ndeshje, ndërsa për vetëm këto 3 takime shkoi në kuotën e 15-të golave. Ndërkohë një dështim i madh edhe për repartin e mbrojtjes së Renovës, të cilët deri në përballjen e xhiros së 15-të posedonin mbrojtjen më të mirë në sezonin e ri, përderia e njejta u thye për tri ndeshje brenda 9 ditëve. Mirëpo kujtojmë që te xhepçistasit mund të kishte ndikuar edhe mungesa prej disa futbollistëve kyç në mbrojte të cilët janë të lënduar, në mesin e tyre edhe Xhelil Abdulla./InfOSport.mk