Shkupjani Fatmir Arifi po vazhdon me paraqitje të mira në Gjermani

Ish futbollisti i FC Shkupit, Fatmir Arifi po vazhdon me paraqitje të mira dhe gola me skuadrën e FC Kosova Hamburg që bënë pjesë në kategorinë e 5-të në futbollin gjerman, njofton “infOSport.mk”.

Arifi vitin e kaluar u largua nga FC Shkupi, duke vazhduar karrierën e tij në Gjermani, ndërsa sa i përket rezultatit sportiv, ai po ecën në mënyrë pozitive.

Arifi në 12 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e tij ka shënuar 9 gola, duke u renditur kështu në vendin e tretë në listën e golashënuesve në kampionat.

FC Kosova Hamburg për objektiv ka ngjitjen në kategorinë e katërt, ndërsa për momentin pozicionohet në vendin e 5-të në renditjen tabelare.

Kujtojmë që pas paraqitjeve të mira me FC Kosova Hamburg, në adresë të futbollistit shkupjan kanë arritur oferta nga disa klube të ndryshme gjermane, ashtu që shumë lehtë mund të ndodh që në janar të ndryshoj mjedis.

Leave a Reply