Shkëndija ka shënuar fitore të thellë 6:1 në ndeshjen derbi të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor ndaj rivalit lokal Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo fitorja më e thellë e Shkëndijës në historikun e tyre në përballjet ndaj “gjipspunuesve”, të cilët kapituluan vetëm pas 3 minutave lojë, kur e lejuan goleadorin Besart Ibraimi që të shënojë në rrjetën e Kobetiç.
Besart Ibraimi gol ndaj Renoves
GOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA AVANSON NDAJ RENOVESRENOVA – SHKENDIJA 0:1(B. Ibraimi 3')
Публикувахте от infosport.mk в 25 ноември 2017 г.
Goli i dytë erdhi nga pika e bardhë, të cilën e përfitoi kapiteni Ferhan Hasani, i cili më pas edhe e kurorëzoi me gol duke shënuar për 2:0 në minutën e 25-të.
Një pasim në kohë nga ana e Armend Alimit, nr.7 i Shkëndijës, Ibraimi e shfrtëzoi në maksimum në minutën e 34-të kur edhe shënoi golin e tretë, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e derbit shqiptarë.
Pjesa e pare, Renova – Shkendija 0:3
MBYLLET PJESA E PARE E DERBIT NE TETOVERENOVA – SHKENDIJA 0:3(B. Ibraimi 3', 34', F. Hasani 25')
Публикувахте от infosport.mk в 25 ноември 2017 г.
Renova e nisi mbarë pjesën e dytë, kur vetëm në dy minuta lojë në këtë pjesë me anë të mbrojtësit Nenad Mishkovski ngushtoi epërsinë e Shkëndijës në 1:3, mirëpo gëzimi apo shpresat e “bardhekaltërve” u shuajtën shumë shpejtë, pasi në aksionin e rradhës Shkëndija me anë të brazilianit Stenio Zhunior realizoi edhe golin e katërt.
Zhunior në minutën e 82-të luajti rolin e asistuesit, kur mjaft mirë nga e djathta në shtyllën e dytë gjeti sulmuesin e talentuar Shefit Shefiti, që në ato momente shënoi edhe golin e pestë në rrjetën e Kobetiç, ndërkohë një minutë para fundit të takimit, kapiteni Ferhan Hasani mjaft mirë reagoi para mbrojtësve të Renovës dhe me kokë shënoi golin e 6-të në rrjetën e vendasve, pas asistit të mrrekullueshëm nga ana e Besart Ibraimit.
Golat e pjeses se dyte, Renova-Shkendija
MBYLLET DERBI NDESHJA NE TETOVESHKENDIJA DEMOLON RENOVEN ME REZULTATIN 1:6
Публикувахте от infosport.mk в 25 ноември 2017 г.
Për Shkëndijën ishte kjo fitorja e 14-të këtë edicion dhe e pesta me rradhë, ndërkohë në anën tjetër për Renovën ishte kjo disfata e 8-të në përgjithësi dhe e katërta rradhazi, që sheh këtë skuadër në pozitën e 7-të me vetëm 17 pikë të tubuara. Shkëndija me 43 pikë kryeson bindshëm tabelën e klasifikimit, duke lënë pas vetes skuadrën e Vardarit që ka 29 pikë, por edhe tre ndeshje më pak.