Ndeshja e sotme midis Renovës dhe Shkëndijës është e 7-ta mes këtyre dy skuadrave që zvillohet gjatë muajit nëntor, njofton “infOSport.mk”.
Edhe gjatë sezonit të kaluar këto dy skuadra ishin takuar në muajin nëntor, ndërsa në 6 ndeshjet e deritanishme të dyja skuadrat kanë realizuar nga dy fitore, ndërsa dy ndeshje ishin mbyllur me barazime.
Po gjatë këtij muaji Shkëndija ka pësuar edhe disfatën më të thellë në ndeshjet ndaj Renovës. Një gjë e tillë kishte ndodhur me 11 nëntor të vitit 2006, kur “gjipspunuesit” kishin shënuar fitore me rezultatin 5:1.
Nëntori i fundit ka rezultuar pozitiv për Shkëndijën, pasi sezonin e kaluar “kuqezinjtë” falë golave të shënuar nga Alimi dhe Hasani kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1.