Fitorja e sotshme e Interit ndaj Kaljarit ka lënë edhe pasoja për ekipin “zikaltër”, njofton “infOSport.mk”.
Pas një dëmtimi në minutën e 53-të nga loja ua largua Matias Vecino, vendin e të cilit e zuri kroati Brozoviç, i cili rezultoi shumë pozitiv, pasi vetëm dy minuta nga inkuadrimi i tij arriti që të shënojë golin e dytë për “neroaxurrët”.
Mesfushori uruguaian do të kryejë nesër analizat mjekësore për të mësuar më shumë për shkallën e dëmtimit, por shqetësimi mbetet i lartë.
Vecino u pa duke trajtuar me akull dëmtimin në stolin e rezervave, çka shton më shumë dyshimet se mund të bëhet fjalë për një shqetësim jo edhe aq të vogël.