Juventus Serava ka gjetur edhe fitoren e dytë me rradhë në kampionat, njofton “infOSport.mk”. “Bardhezinjtë” nga Serava sonte në kuadër të javës së 10-të në elitën e futsalit vendor mundën Astibon me rezultatin 4:1, duke iu hakmarrë për disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Shtip.
Ekipin nga Serava deri te fitorja e udhëhoqi dyshja Erkan Shabani – Jakup Ramadani, me këtë të fundit i cili realizoi “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Juventus Seravës në futsal.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, me Ramadanin autorë të golit, teksa në fillimin e pjesës së dytë ishte Erkan Shabani, ai i cili sërish solli në epërsi skuadrën “bardhë e zi”.
Ky gol ishte një paralajmërim edhe për dy golat e tjerë të skuadrës vendase, ku sërish në skenë doli lojtari më i mirë i ndeshjes, Jakup Ramadani, që realizoi edhe dy gola të tjerë, për rezultatin përfundimtarë Juventus Serava 4, Astibo 1.
Pas dy javësh Juventus Serava si mysafir do të zhvillojë derbi ndeshjen kundër Futsal Shkupit.