Java e 17-të në elitën e futbollit vendor do të nis me derbin shqiptarë, Renova – Shkëndija, njofton “infOSport.mk”. Bashkë me ndeshjen e prapambetur midis Akademia – Pandev dhe Vardarit, kjo do të jetë ndeshja më interesante e kësaj jave, në të cilën Shkëndija shihet si favorit.
Duke pasur parasysh se në këtë ndeshje “Ballistët” festojnë 25 vjetorin e tyre, dita e nesërme në Tetovë pritet të jetë një festë e vërtetë për gjithë futbolldashësit në vendin tonë. Shkëndija në ndeshjen e parë të këtij sezoni në rolin e nikoqirit kishte shënuar fitore 2:0, ndërsa bazuar në formën momentale të të dyja skuadrave, çdo rezultat tjetër përveç fitores së “kuqezinjëve” do të ishte një surprizë e madhe.
Akademia Pandev dhe Vardari në Strumicë do të takohen për herë të parë gjatë këtij sezoni, duke pasur parasysh se të dielën do të zhvillojnë ndeshjen e prapambetur të javës së 8-të. Skuadra nga Strumica do të mundohet të shfrytëzojë lodhjen e kampionëve në fuqi, të cilët mëngjesin e sotëm u rikthyen nga Rusia, pas ndeshjes që zhvilluan me Zenitin në kuadër të grupit “L” të Liga Evropa.
Në ndeshjet tjera të kësaj jave, Pelisteri në Manastir do të mirëpret Shkupin, që shpreson të kthehet me pikë nga kjo transfertë e vështirë, Skopje në teren vendas do të mirëpret Pobedën, teksa me shumë vëmendje pritet edhe ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe Rabotniçkit.
Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë |
||
Java XVII |
||
Renova | 25.11. 13:00 | Shkëndija |
Skopje | 26.11. 13:00 | Pobeda |
Pelisteri | 26.11. 13:00 | Shkupi |
Sileksi | 26.11. 13:00 | Rabotniçki |
A.Pandev | 26.11. 13:00 | Vardari |